Albatros Rexhaj u përfshi në një debat me autoren dhe moderatoren e “Shqipëria Live”, Sidorela Gjoni, në Top Channel.
Debati nisi për përplasjen që deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, kishin një ditë më parë me Kryeministrin Rama dhe për protestat në Tiranë.
Rexhaj iu kthye moderatores, duke i thënë se nuk e shan Ramën, ndërsa ajo iu përgjigj se në emision vijnë të ftuar njerëz që mendojnë ndryshe.
I pranishëm në studio ishte dhe Erald Kapri, i cili nuk i kurseu ironitë ndaj Rexhajt.
Gjatë debatit, Rexhaj u ngrit nga karrigia dhe doli jashtë derës së studios.
Pjesë nga debati-
Albatros Rexhaj: Shqipëria është në vend ku ti Sidorela e bullizon kryeministrin live dhe asgjë nuk ndodhi. Për mendimin tim e pate një shfaqje shumë joprofesionale.
Sidorela Gjoni: U mërzite?
Rexhaj: Nuk është që u mërzita, por me kryeministrin e një vendi nuk flitet ashtu.
Gjoni: Ku e pe bullizimin?
Rexhaj: Shohim ccfarë ndodh në vende të tjera, ta provojnë ta bëjnë me Trumpin dhe çfarë u thotë Trumpi.
Gjoni: Cila pjesë ishte bullizim?
Rexhaj: Fund e krye ishte. Ti e pate momentin tënd dhe e shfrytëzove deri në fund. E bullizove dhe ai të qëndroi gati-tu sepse kryeministri është në hall kur rri i qetë “hyp se të vrava, zbrit se të vrava”.
Gjoni: Cila ishte fjalia që ishte bullizimi më i madh?
Rexhaj: Megjithatë Shqipëria është vend i lirë.
Gjoni: Do më tregosh cila ishte fjalia më e rëndë?
Rexhaj: Do bëjmë emision të veçantë besoj për atë.
Erald Kapri: Si mund ta bësh avokatin e kryeministrit?
Rexhaj: E bëj se është e drejta ime, ti bën prokurorin. Ajo (Sidorela) bën bullizuesen, unë po bëj avokatin.
Gjoni: Po u ankuat ju që ka bullizuar dikush Edi Ramën…ku na dole o Albatros tani të keqen se edhe Rama nuk do ta donte këtë lloj mbrojtje nga ana jote.
Rexhaj: Unë s’jam duke bërë mbrojtje, ti e bullizove dhe ai ndejti urtë. Hall me fol, hall mos me fol. Po të kish fol do kishit thënë “presion ndaj mediave, ky është arrogant”. Ta them edhe një fjalë…
Gjoni: Ta mbaroj unë fjalinë time tani pastaj do flasësh.
Rexhaj: Ti e ke studion, mund të bësh çfarë të duash.
Gjoni: Jo pra, do ta mbaroj unë.
Rexhaj: S’je duke fol me kryeministrin këtu që rri urtë.
