“Sot pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të takohem me z. Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës ‘Miqtë e Amerikës’, me që rast pranova si dhuratë mirënjohje dhe flamurin amerikan për nder të ditëlindjes së 79-të të Presidentit Bill Clinton, mikut të madh të popullit shqiptar.

Me z. Rexhepi dhe shoqatën ‘Miqtë e Amerikës’ më lidh një bashkëpunim i shkëlqyer që nga koha kur kam shërbyer si kryetar i Komunës së Lipjanit. Ndër shumë nisma të përbashkëta, me krenari veçoj iniciativën e shoqatës për shpalljen Qytetar Nderi i Lipjanit të Gjeneralit amerikan Wesley Clark, simbol i lirisë sonë, i cili me vendim të Kuvendit të Komunës u nderua me këtë titull”, ka shkruar mes tjerash Buja.