Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BSPK: Jeta e punëtorit nuk negociohet, vdekja në vendin e punës nuk politizohet

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 20:18
BSPK: Jeta e punëtorit nuk negociohet, vdekja në vendin e punës nuk politizohet

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka kërkuar forcimin e masave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në KEK, duke theksuar se aksidentet në vendin e punës duhet të parandalohen dhe jo vetëm të hetohen pasi të ndodhin.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, së bashku me drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të Energjetikës së Kosovës (SPEK), zhvilloi të hënën takim me drejtuesit e KEK-ut, ku u diskutua për rastet fatale në vendin e punës dhe masat për rritjen e sigurisë.

Hykolli kërkoi mbikëqyrje më të madhe profesionale, kontrolle të rregullta mjekësore, pajisje të mjaftueshme mbrojtëse, mirëmbajtje të vazhdueshme dhe trajnime profesionale për punëtorët.

BSPK dhe SPEK kërkuan gjithashtu krijimin e një mekanizmi profesional për parandalimin e aksidenteve dhe forcimin e Qendrës së Trajnimeve të KEK-ut.

Nga KEK-u është bërë e ditur se janë shtuar masat e sigurisë në punë, janë zgjeruar trajnimet profesionale dhe po zbatohen kontrolle të rregullta mjekësore për punëtorët. Sipas Korporatës, në rastet kur një punëtor humb jetën në vendin e punës, familja e tij përfiton përkujdesje të përhershme ekonomike në vlerën e pagës mujore që ka marrë punëtori.

BSPK ka theksuar se kjo masë është e rëndësishme për familjet, por ka nënvizuar se përgjegjësia kryesore mbetet parandalimi i humbjes së jetës.

“Vdekja e punëtorit në vendin e punës nuk guxon të politizohet. Çdo rast fatal kërkon hetim profesional, përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete parandaluese”, ka deklaruar Hykolli.

Në takim u diskutua edhe për pajisjet mbrojtëse, shujtën e punëtorëve, mbrojtjen ekonomike të punëtorëve të lënduar dhe nevojën për rregullimin e marrëdhënieve të punës me kontratë kolektive.

Palët janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe trajtimin e çështjeve të ngritura.

“Jeta e punëtorit nuk negociohet. Siguria e tij nuk shtyhet. Vdekja e tij nuk politizohet”, thuhet në përfundim të komunikatës së BSPK-së.

vendinpunësbspk

Më shumë nga Lajme

  • 22:54Trump: SHBA-ja ka hequr të gjitha minat në ngushticën e Hormuzit
  • 22:44Enver Hoxhaj nis mobilizimin e strukturave të PDK-së për pritjen e ish-liderëve të UÇK-së
  • 22:43Nesër kufizime nga ora 11:00 deri më 17:30 për kamionët në autoudhë
  • 22:42Ra nga 50 metra lartësi në humnerë, shpëtohet 51-vjeçari në Mallakastër
  • 22:40Aleanca nesër dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë