Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Breshëri shkatërroi të mbjellat në Istog, nis vlerësimi i dëmeve – Komuna premton mbështetje për fermerët

GD
Gazeta Demos21 korrik 2026 në 16:02
Breshëri shkatërroi të mbjellat në Istog, nis vlerësimi i dëmeve – Komuna premton mbështetje për fermerët

Reshjet e fuqishme të breshrit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në komunën e Istogut, ndërsa ekipet komunale kanë nisur menjëherë evidentimin e pasojave në terren.

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka bërë të ditur se komisionet komunale janë angazhuar për vlerësimin e dëmeve dhe se ky proces pritet të përfundojë brenda shtatë ditësh kalendarike.

Sipas Feratit, breshëri ka goditur veçanërisht sipërfaqet bujqësore dhe kulturat që ishin afër fazës së vjeljes, duke shkaktuar dëmtime të mëdha për fermerët.

Gjatë inspektimeve në terren, Ferati, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, kanë parë nga afër gjendjen e krijuar dhe pasojat në tokat bujqësore.

Kryetari i Istogut ka kërkuar ndërhyrje urgjente për kompensimin e fermerëve të prekur, në mënyrë që ata të përballojnë humbjet e shkaktuara nga fatkeqësia natyrore.

Komisionet komunale do të vazhdojnë punën në terren për evidentimin e plotë të dëmeve dhe përgatitjen e raportit përfundimtar.

Më shumë nga Lajme

  • 18:23Maqedonci: Investimi në kuadro ushtarake është investim në të ardhmen e FSK-së
  • 18:21Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në Shqipëri përmes Morinës këtë javë
  • 17:53Marrëveshja e SHBA-së me Venezuelën, Trump: Do të rimbush Rezervën Kombëtare Strategjike me naftë venezueliane
  • 17:52Muharremi paralajmëron: Kurti mund të ketë krijuar “kurth” për LDK-në me propozimin për president
  • 17:38U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali