Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Brahimaj: Njerëzit e Kurtit s’do t’ia japin votën Ramush Haradinajt për president

GD
Gazeta Demos26 shkurt 2026 në 14:28
Brahimaj: Njerëzit e Kurtit s’do t’ia japin votën Ramush Haradinajt për president

Ish-deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka folur për mundësinë e kandidimit të Ramush Haradinaj për president të Kosovës.

Brahimaj tha se, sipas tij, çdo ish-çlirimtar i Kosovës do ta mbështeste kandidaturën e Haradinajt nëse do t’i kërkohej nënshkrimi.

“Unë mendoj që nëse vetëm çlirimtarëve të Kosovës do t’u kërkoheshin nga një nënshkrim për kandidaturën e Ramush Haradinajt, ata do ta jepnin dhe do të ishin të gatshëm ta mbështesnin”, ka deklaruar Brahimaj.

I pyetur nëse do të kërkohen nënshkrime edhe nga partitë e tjera për kandidimin e Haradinajt, ai tha se ende nuk ka diçka konkrete.

“Diskutimi për marrjen e nënshkrimeve nga partitë e tjera është ende në bisedim. Diçka konkrete nuk ka”, u shpreh ai në Tëvë1.

Brahimaj komentoi edhe mundësinë e mbështetjes së kandidaturës nga deputetë të afërt me kryeministrin Albin Kurti.

“Unë mendoj që pjesa dërrmuese e atyre njerëzve që janë të dëgjueshëm ndaj Kurtit nuk do ta japin votën për president, sepse Albin Kurti nuk duron një figurë autoritative, një figurë që pa qenë president është në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Brahimaj.

Lahi Brahimaj

Më shumë nga Lajme

  • 08:55​Ndërtimet pa leje në Prishtinë, Brestovci paralajmëron: Nuk do të ketë tolerim, gjobat deri në 30 mijë euro
  • 08:53E kanosën me vrasjen e tij dhe të djalit, arrestohen dy persona në Prishtinë
  • 08:52Hajnat ia marrin çantën shtetases së huaj në Gjakovë, policia vihet në kërkim të tyre
  • 08:45Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore
  • 08:33Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Prizren, policia nis hetimet