Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka folur për mungesën e institucioneve të reja në vend, ndonëse kanë kaluar 8 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve në shkurt.
Bosch ka thënë se nga mungesa e një Qeverie të re përgjatë gjithë këtyre muajve është dëmtuar imazhi i Kosovës dhe sipas tij të gjitha partitë politike janë fajtore.
Megjithatë ish-ambasadori ka thënë se në momentin kur s’ke një shumicë të dukshme për bërjen e Qeverisë, atëherë duhet të bëhen kompromise.
