Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Borë e shi, parashikimi i motit për këtë javë

GD
Gazeta Demos2 shkurt 2026 në 22:44
Borë e shi, parashikimi i motit për këtë javë

Edhe gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, si pasojë e cikloneve të vazhdueshme nga Oqeani Atlantik. Kjo paqëndrueshmëri do të shoqërohet edhe me depërtimin e masave më të ngrohta ajrore, të cilat do të ndikojnë në ngritje të ndjeshme të temperaturave gjatë ditëve vijuese.Nën këto kushte, dita e hënë u karakterizua nga vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me diell, ndërsa lokalisht pati reshje bore.

Nga dita e martë pritet depërtimi i masave më të ngrohta ajrore, me ç’rast moti do të karakterizohet nga vranësira dhe intervale me diell. Në disa rajone, kryesisht në perëndim të vendit, nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.Të mërkurën pritet shtim i theksuar i vranësirave, ndërsa vonë pasdite dhe në orët e mbrëmjes parashihen reshje lokale shiu. Në zonat e larta malore priten reshje bore. Rajoni i Prishtinës pritet të jetë më i rrezikuari nga era, ku në momente të caktuara shpejtësia mund të arrijë deri në 70 km/h.

Gjatë kësaj periudhe pritet edhe depërtimi i grimcave të pluhurit saharian, me ç’rast reshjet e shiut do të jenë të përziera me baltë, ndërsa në zonat malore mund të bie e ashtuquajtura “borë e kuqe”.Edhe të enjten moti do të vijojë të jetë kryesisht i vranët, herë pas here me reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të paraqiten në formë rrebeshi, sidomos gjatë orëve të para të 24-orëshit. Në zonat e larta malore parashihen reshje të dendura bore.

Të premten moti do të mbetet kryesisht i vranët, me reshje të pakta dhe lokale shiu.Të shtunën parashihet mot me diell dhe vranësira, me mundësi për reshje të pakta lokale.

Të dielën pritet depërtimi i një presioni të ulët ajror, i cili do të sjellë shtim të vranësirave, intensifikim të reshjeve të shiut dhe ulje të temperaturave. Në zonat malore reshje bore.Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 15°C. /MeteoKosova/

Moti

Të ngjashme

Temperaturat arrijnë deri në 35 gradë, e hëna pritet të jetë shumë e nxehtë

Temperaturat arrijnë deri në 35 gradë, e hëna pritet të jetë shumë e nxehtë

23:47
Moti sot

Moti sot

08:02
Shumë nxehtë edhe të dielën

Shumë nxehtë edhe të dielën

22:35

Më shumë nga Lajme

  • 12:19Lista Serbe ankohet në Kushtetuese për mandatin e Nenad Rashiqit
  • 12:13MPJ e Malit të Zi: Vendimet për “çnjohjen” e Kosovës nga komunat s’kanë asnjë efekt
  • 11:56Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar
  • 11:50Theren me thikë dy persona në Pejë, të dyshuarit në kërkim të Policisë
  • 11:49Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ