Ueb-faqja watchers.news, që është një shërbim lajmesh ditore i specializuar në Tokë, shkencë dhe hapësirë, me bazë në Houston të ShBA-së, ka njoftuar se bora e së premtes në Prishtinë ka thyer çdo rekord të regjistruar më parë për sa i përket sasisë së borës në këtë kohë.
Sipas këtij mediumi, trashësia e borës që nisi të binte të enjten mbrëma, dhe vazhdoi gjatë tërë natës dhe mëngjesit të së premtes, arriti në 10 cm, transmeton Klankosova.tv.
Kjo njëherësh ishte edhe bora më e hershme e tetorit në rajon që është regjistruar ndonjëherë. Rekordi i mëparshëm për reshjet më të hershme të borës në tetor ishte më 7 tetor 2017, kur mbi rajon ra 1 cm borë.
Ishin gjithashtu reshjet më të dendura të dëborës së tetorit të regjistruara ndonjëherë në rajon. Këto reshje thyen plotësisht rekordin e vjetër prej 4 cm, i cili ishte shënuar dy herë njëjtë midis 28 tetorit 1997 dhe 27 tetorit 2003.
