Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Boksieri shqiptar rreh djalin e Arkanit

GD
Gazeta Demos11 gusht 2025 në 11:04
Boksieri shqiptar rreh djalin e Arkanit

Boksieri shqiptar, Astrit Sejdi thuhet se ka rrahur në mes të Cyrihut, Zvicër, djalin e kriminelit serb Arkan-it.

Sipas asaj që raportohet nga ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Azgan Haklaj, Sejdi “është shkëmbyer me djalin e Arkan-it dhe kur ka parë në bluzën e tij portretin e Arkan-it dhe të Putin-it nuk ka duruar dot”.

“Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldozer”, vijon Haklaj.

Policia zvicerane bëri shoqërimin e Sejdit, të cilin e liroi disa orë më pas.

Por, kush ishte Arkan-i?

Zeljko Raznatovic, i njohur si Arkan, ishte një komandant lufte dhe kreu i forcës paraushtarake serbe gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Garda Vullnetare Serbe, e njohur edhe si “Tigrat e Arkanit”, u organizua si një forcë paramilitare elitare që mbështeste ushtritë serbe.

Nën komandën e Arkan-it, ajo masakroi qindra njerëz në Kroacinë lindore dhe Bosnjë-Hercegovinë. Ajo u përfshi gjithashtu në plaçkitje, përdhunime dhe spastrime etnike.

Arkan-i ishte në listën e 10 personave më të kërkuar të Interpol-it në vitet 1970 dhe 1980 për grabitje dhe vrasje të kryera në vende të ndryshme të Evropës.

Deri në vrasjen e tij në janar 2000, Raznatovic ishte figura më e fuqishme e krimit të organizuar në Ballkan, si dhe gangsteri më i fuqishëm i sponsorizuar nga shteti në Serbi.

Më shumë nga Lajme

  • 09:34Maqedonasi i shkon në shtëpi gruas në Podujevë, ia kanos babain
  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare