Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Bloomberg”: Trump falënderon Kosovën për pranimin e të deportuarve nga SHBA

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 10:12
“Bloomberg”: Trump falënderon Kosovën për pranimin e të deportuarve nga SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka marrë një letër nga Trump, në të cilën ai gjithashtu shprehu dëshirën për thellimin e marrëdhënieve “në vitet e ardhshme,” shkroi ajo në një postim në Facebook të martën mbrëma.

“Në qershor, Kosova pranoi një kërkesë të SHBA-ve për të strehuar përkohësisht deri në 50 shtetas të vendeve të treta në vit, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Ky vendim u përball me disa kritika brenda vendit, por u paraqit nga Prishtina si një dëshmi e aleancës strategjike me Uashingtonin”, shkruan Mediumi amerikan ‘Bloomberg’,

Departamenti Amerikan i Shtetit është në kërkim të vendeve të reja që pranojnë të deportuar, pjesërisht për shkak se qendrat e ndalimit brenda SHBA-ve janë të shtrenjta për t’u menaxhuar dhe shpesh kanë mungesë kapaciteti. Kosova i bashkohet një liste në rritje të vendeve që marrin pjesë në planin e administratës Trump, përfshirë së fundmi edhe Eswatinin dhe Sudanin e Jugut.

“Sipas Institutit të Politikave të Migracionit, një institut studimor në Uashington, rreth 1.5 milionë persona në SHBA kanë urdhra deportimi që nuk janë ekzekutuar, shpesh sepse vendet e tyre të origjinës nuk pranojnë t’i kthejnë”, shkruan mediumi amerikan ‘Bloomberg’.

Më shumë nga Lajme

  • 12:52Vuçiq pret përgjigje nga Rutte për Kosovën dhe Urën e Ibrit: Besoj se do të bisedojmë deri të martën
  • 12:28Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë
  • 12:01Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
  • 11:55Zjarri në Milot drejt shuarjes, ndërhyrje nga ajri dhe toka
  • 11:52Aktiviteti në një fshat të Shqipërisë ku mori pjesë Mickoski, u ekzekutua himni i RMV e jo ai shqiptar – Hoxha reagon për skandalin