Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bllokimi i buxhetit të Prishtinës, qytetarët mbesin pa transport publik

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2025 në 08:08
Bllokimi i buxhetit të Prishtinës, qytetarët mbesin pa transport publik

Nga sot qytetarët e Prishtinës nuk do të kenë transport publik.

Kjo ndalesë e “Trafikut Urban” vjen si pasojë e vështirëve financiare për shkak të bllokimit të buxhetit nga ana e komunës së Prishtinës.

Por, ndërprerjen e operimit për këtë shkak e kanë njoftuar edhe disa nga linjat private.

Lidhur me këtë dje, kryetari Përparim Rama, ka deklaruar se qytetarët po rrezikohen si asnjëherë më parë.

“Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë të rrezikohen qytetarët deri në këtë shkallë. Për më shumë se një vit, kanë alokuar buxhetin që i duhet kryeqytetit, por buxheti i Prishtinës është bllokuar për çështje politike. Ne kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Murati për shkelje të ligjit; jemi drejtuar te kryeministri, te presidentja dhe te Gjykata Kushtetuese. Qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa paga”, tha Rama gjatë konferencës për media.

Numri një i kryeqytetit, bëri të ditur se situata ka arritur në pikën kritike, duke konfirmuar ndërprerjen e transportit publik nga dita e nesërme.

“Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, u shpreh kryetari i Prishtinës.

Situata e krijuar në kryeqytet ka ngjallur debat të madh në opinion mes liderit të LDK-së Lumir Abdixhiku, dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit.

Sipas Abdixhikut, partia në pushtet e mori mesazhin në zgjedhjet lokale për bllokadën e krijuar.

“Prishtinën e bllokuan. Dhe Prishtina foli e para, foli qartë. LDK-në e riktheu si parti të parë; bllokuesit i la larg”, tha ai.

Ndërkaq sipas Muratit, fajtore për mosvotimin e buxhetit mbetet ish-opozita.

“Por ju vendosët që betejën politike ta bëni në kurriz të qytetarëve duke mos e votuar buxhetin”, ka shkruar ai.

Për këtë situatë kanë reaguar edhe akterë të tjerë.

Më shumë nga Lajme

  • 21:50"Mbi të gjitha unë mbetem shqiptar", Bajram Mulaj: Kam kaluar nga besimi islam në katolik, vendimi ishte plotësisht personal
  • 21:46Gjini, Kurtit: Mos insisto të takohesh me mua, sepse nuk ke për çka
  • 21:37Pas përfundimit të takimit, vjen reagimi i parë nga LDK
  • 21:35Kurti përmendi edhe kryetarin e PDK-së e Aleancës, ja se çka tha
  • 21:28Çka thotë Abdixhiku pas takimit?