Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Blerta Deliu reagon ashpër pas ofendimit ndaj Vlora Çitakut

GD
Gazeta Demos22 prill 2026 në 18:51
Blerta Deliu reagon ashpër pas ofendimit ndaj Vlora Çitakut

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas deklaratave fyese të deputetit të Lëvizja Vetëvendosje, Fatos Geci, drejtuar Vlora Çitaku lidhur me statusin e saj martesor.

Përmes një postimi publik, Deliu theksoi se Vlora Çitaku nuk ka nevojë për mbrojtje, pasi sipas saj, ajo përfaqëson forcë, standard dhe dinjitet në vetvete.

Ajo shtoi se Çitaku i ka tejkaluar prej kohësh paragjykimet dhe stereotipet, duke u kthyer në një shembull frymëzimi për vajzat dhe gratë në Kosovë.

Deputetja e PDK-së e cilësoi si të qëllimshme përpjekjen për të zhvendosur vëmendjen nga deklaratat, që sipas saj lidhen me kërkesat për dënimin e Hashim Thaçi, drejt debatit për seksizmin.

“Nuk është reagim, është shmangie”, theksoi ajo, duke shtuar se problemi qëndron në një mendësi të përsëritur.

Deliu kërkoi që Kuvendi i Kosovës të reagojë, të vendosë kufij për, siç i quajti ajo, “ofenduesit kronik” dhe të ndalë këtë mentalitet.

Sipas saj, kjo nuk duhet bërë vetëm për Çitakun, por për të gjitha vajzat dhe gratë që përballen çdo ditë me forma të ndryshme të dhunës.

Në reagimin e saj, ajo ngriti shqetësimin edhe për nivelin e debatit në Kuvend, duke theksuar se është e papranueshme që në këtë institucion të kërkohet dënim i përjetshëm për ata që, sipas saj, e kanë themeluar atë.

Në fund, Deliu u bëri thirrje Kryetares së Kuvendit dhe deputetëve që të flasin zëshëm në mbrojtje të luftës çlirimtare dhe të atyre që kontribuan në ndërtimin e shtetit, duke kërkuar reagim, distancim dhe dënim ndaj deklaratave fyese

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme