Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka publikuar një mesazh që thotë se ia kishte dërguar tetë vite më parë Alban Krasniqi, bashkëshorti i Ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut .
Në mesazhin e publikuar shkruan “Të fala krimineleve oj plastikë. Krejt krimet keni me i pagu deri ne fund. Gjakun e shkelun, perdhunimin e ketij populli qe ja keni ba qe 18 vjet ka me ju kthy me te njejten monedhe. Ate qe e kan ba paramilitaret ne drenice e kosove e keni ba ju ne Kosove. Andaj po friksohuni nga drejtesia qe ka me ju shtyp si gjakpires qe jeni. Kriminele”.
Kodra-Deliu i është drejtuar Ministres Haxhiu pasi ajo i doli në mbrojtje deputetes së VV’së, Fitore Pacollit, e cila është bërë kryetemë për zhvatjen e parasë publike.
