Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Blerta Deliu-Kodra denoncon “Lule Gjelin”: Të hetohet identiteti i personit apo personave që qëndrojnë prapa këtij profili

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 10:38
Blerta Deliu-Kodra denoncon “Lule Gjelin”: Të hetohet identiteti i personit apo personave që qëndrojnë prapa këtij profili

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka njoftuar se ka paraqitur në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kallëzim lidhur me profilin në rrjetet sociale të identifikuar me emrin “Lule Gjeli”.

Ajo ka kërkuar nga PS-ja që të hetohet veprimtaria e këtij profili, si dhe dentiteti i personit apo personave që qëndrojnë prapa këtij profili që përdoret për të shantazhuar, kërcënuar e shpifur.

“Përmbajtjet e publikuara dhe veprimtaria e këtij profili duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe profesionalizëm nga organet kompetente të drejtësisë.

Përmes këtij kallëzimi kam kërkuar që të hetohet identiteti i personit apo personave që qëndrojnë prapa këtij profili, mënyra e funksionimit të tij, si dhe çdo veprim i mundshëm i kundërligjshëm që lidhet me publikimet dhe pretendimet e bëra përmes tij” , thuhet në njoftim.

Deliu, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të trajtojnë rastet e profileve dhe platformave që, sipas saj, përhapin gjuhë të urrejtjes dhe nxisin linçime publike.

“Askush nuk duhet të fshihet prapa profileve anonime apo të rreme për të shpifur, kërcënuar, shantazhuar, cenuar reputacionin e individëve apo për të manipuluar opinionin publik. Liria e shprehjes është e drejtë themelore, por ajo nuk mund të përdoret si mburojë për veprime të kundërligjshme dhe sulme të organizuara.

Tashmë u takon institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë këtë rast dhe të zbardhin të gjitha rrethanat. Kam besim se Prokuroria do të veprojë në përputhje me ligjin dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme”, tha ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 13:25Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë
  • 13:17Kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë, Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht
  • 13:17Tahiri kërkon llogaridhënie nga LVV-ja për rastin Dehari: S’keni bërë asgjë
  • 13:16Krasniqi nga Kuvendi: Ish-krerët e UÇK-së janë pengje të një drejtësie ndërkombëtare
  • 13:15Haradinaj për Raportin e Progresit: Të gjitha proceset qeverisëse janë në ngecje