Biznesmeni i njohur nga Llausha e Skenderajt, Haxhi Rreci, i cili prej vitesh ka investuar dhe kontribuar në projekte të shumta sportive dhe humanitare në Komunën e Skenderajt, po vazhdon të tregojë solidaritet me familjet në nevojë.
Së fundmi, Rreci ka nisur ndërtimin e një shtëpie për familjen e Gentrit Gjinovcit, në gjendje të rëndë sociale në fshatin Makërmal, duke u bërë shembull i përkushtimit dhe humanizmit në komunitet.
