Tre kamionë me tabela reklamuese kundër Kosovës dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti po qarkullojnë këto ditë në rrugët jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, aty ku po mbahen seancat e Asamblesë së Përgjithshme.
Siç shkruan “Blic.rs”, ky është organizim nga diaspora serbe në SHBA pasi “duan ta tërheqin vëmendjen për gjendjen e vështirë në të cilën jetojnë serbët në Kosovë”.
Në tre kamionë gjendet fotografi të krimeve të pretenduara të UÇK-së dhe ankesa se si serbët në Kosovë po janë nën presion të vazhdueshëm nga “autoritetet që udhëhiqen nga Kurti”.
Aleks Mitroviq foli në emër të diasporës serbe, duke thënë se duan të nxjerrin në pah situatë të kahershme dhe se amerikanët nuk janë mjaftueshëm të njohur me gjendjen e vështirë të serbëve në Kosovë.
