Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BIK mbështet marshin më 17 shkurt në përkrahje të çlirimtarëve në Hagë: UÇK-ja mbetet vlera më sublime

GD
Gazeta Demos10 shkurt 2026 në 13:53
BIK mbështet marshin më 17 shkurt në përkrahje të çlirimtarëve në Hagë: UÇK-ja mbetet vlera më sublime

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ka njoftuar se do ta mbështesin marshin që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë.

Në deklaratën e Kryesisë së BIK-ut, gjyqi në Hagë konsiderohet një proces me prapavijë politike që sipas tyre synon të atakojë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“ Për popullin e Kosovës, UÇK-ja mbetet vlera më sublime, e mishëruar me lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e vendit tonë,” thuhet në deklaratë.

Kryesia gjithashtu ka vendosur që hytbeja e xhumasë, më 13 shkurt, në të gjitha xhamitë e Kosovës, të fokusohet në Ditën e Pavarësisë së vendit dhe të përmbajë mesazhe përkrahëse për luftëtarët e lirisë.

BIK mbështet gjithashtu deklaratën e Myftiut Naim ef. Tërnava kundër kërkesës së prokurores së Dhomave të Specializuara për dënimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Kryesia fton qytetarët të marrin pjesë në marshin protestues, duke shprehur besimin se drejtësia do të fitojë dhe se çlirimtarët do të lirohen.”

BIK

Më shumë nga Lajme

  • 12:31Rama reagon pas protestës: Mos e urdhëroni policinë kundër popullit
  • 12:30PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe Kosovën
  • 12:28S'e votuan ligjin për Specialen, ragon Abdixhiku: Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart dhe ta dish rrugën tënde
  • 12:19Ndalimet gjatë protestës: OVL UÇK kërkon lirimin e Ekrem Selimit dhe Fadil Zogajt
  • 12:16Veteranët i reagojnë ashpër Kurtit e Sveçlës: E goditën UÇK-në me uniformën e shtetit