Derisa shumë zona të Kosovës po përballen me vërshimet nga sasia e madhe e ujit pas reshjeve të shiut, Bjeshka e Madhe e Deçanit është zbardhur nga bora.
Sipas pamjeve të lexuesve të GazetësDemos, shihet se atje tashmë ka rënë borë e konsiderueshme.
Edhe në këto momente, Bjeshka e Madhe po përballet me reshje bore, ndonëse me dendësi të ulët.
