Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Betimi i anëtareve: VV i do 3 në KQZ, PDK e çon në Kushtetuese

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 21:18
Betimi i anëtareve: VV i do 3 në KQZ, PDK e çon në Kushtetuese

Kapitulli i ri në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka nisur me mandate të reja. Dhjetë anëtarët e KQZ-së, të udhëhequr nga kryetari Kreshnik Radoniqi, kanë dhënë betimin para ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Nga Lëvizja Vetëvendosje janë betuar Hysen Durmishi dhe Violeta Salihu, ndërsa PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja do të kenë nga një përfaqësues – Rashit Qalajn, Ilir Fetahun dhe Muharrem Nitajn.

Edhe partitë e komuniteteve joshumicë do të përfaqësohen me nga një anëtar: Stefan Filipoviq nga Lista Serbe, Yıldıray Bayrami nga KDTP, Delvir Tairi nga Koalicioni Vakat dhe Abedin Neziraj nga IRDK.

Megjithatë, përbërja e KQZ-së pritet të hapë një tjetër debat politik, Vetëvendosje po kërkon edhe një anëtar, ndërsa PDK-ja e konsideron të padrejtë faktin që ka vetëm një përfaqësues.

Sipas informacioneve të Klan Kosovës, PDK-ja pritet që së shpejti ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, pasi konsideron se, bazuar në Kushtetutë, i takojnë dy anëtarë në KQZ. Të njëjtën kërkesë kjo parti ia kishte bërë Haxhiut edhe në prill.

Ndërkohë, në mars, ish-presidentja Vjosa Osmani kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese sqarim për kompetencat lidhur me emërimin e anëtarëve të KQZ-së dhe rolin e grupeve parlamentare, por kërkesa ishte shpallur e papranueshme.

kushtetuesebetimianëtareve

Të ngjashme

Paçarizi: Problematike që Sejdiu do të zgjidhet president përmes shkeljes së Kushtetutës

Paçarizi: Problematike që Sejdiu do të zgjidhet president përmes shkeljes së Kushtetutës

21:50
Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

20:01

Më shumë nga Lajme

  • 21:52Therje me thikë në Tiranë, 39-vjeçari përfundon në spital
  • 21:37Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni!
  • 21:26Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
  • 21:25Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë: Evropa të përgatitet për reshje të mëdha në shtator
  • 21:22Hoti nga Gjeneva: Fati i të zhdukurve nuk mund të mbetet peng i politikës