Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Beteja me flakët në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra zjarri, 9 mbeten aktive

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 20:59
Beteja me flakët në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra zjarri, 9 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një përditësim zyrtar mbi situatën e zjarreve në të gjithë territorin e vendit, ku deri në orën 20:00 janë regjistruar gjithsej 18 vatra zjarri. Prej tyre, 9 vatra mbeten aktive, ndërsa 3 të tjera ndodhen nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e emergjencës.

Mobilizimi i forcave në terren dhe mbështetja nga ajri

Për përballimin e situatës kritike janë angazhuar trupa të shumta nga toka dhe ajri. Në operacionet e shpëtimit dhe fikjes së flakëve po marrin pjesë 383 forca operacionale civile dhe 24 automjete zjarrfikëse, të cilat mbështeten nga 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 mjet zjarrfikës ushtarak si dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore, shkruan rtsh.al

“Mbetet vatra më problematike Gojan–Gjegjan në Pukë, për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fortë. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, ndërsa është kryer edhe evakuimi i banorëve të zonës,” njofton zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes.

Gjendja në vatrat kryesore, harta e rrezikut

Në vatrat e tjera kryesore, ndërhyrja e koordinuar ka sjellë parandalimin e dëmeve në zona të banuara:

Mali i Milotit (Kurbin): Ndërhyrja vijon me 3 mjete zjarrfikëse, 1 autobot, 20 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë. Rreziku i drejtpërdrejtë për shtëpitë është eliminuar.

Mali i Dajtit: Pas një riaktivizimi, po punohet nga toka dhe me 1 helikopter të FA-së, pa rrezik për banesat.

Gjon (Bulqizë): Vatra mbetet aktive dhe po ndiqet nga 5 zjarrfikës, 22 vullnetarë dhe 4 forca bashkiake me fokus mbrojtjen e objekteve të banimit.

Ballaxhiaj (Memaliaj): Zjarri është vënë nën kontroll dhe ndodhet larg zonave të banuara.

Gjithashtu, situata paraqitet e stabilizuar në Qafë Helmes dhe Lufaj të Mirditës, ku zjarret janë fikur ose izoluar, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon koordinimin e të gjitha strukturave në nivel kombëtar.

vatraministriambrojtjes

Të ngjashme

Ministria e Hotit njofton për subvencionim të faturave të energjisë elektrike, ia huq fortë me fotografinë – AI ia ndërron fytyrat ministrave

Ministria e Hotit njofton për subvencionim të faturave të energjisë elektrike, ia huq fortë me fotografinë – AI ia ndërron fytyrat ministrave

13:31

Më shumë nga Lajme

  • 15:34Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës
  • 15:25Presidentja e re arrin për inaugurim, pritet nga Albulena Haxhiu
  • 15:14PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia
  • 15:13Bashkësia Islame uron Justina Shiroka-Pulën, Tërnava: Zoti ju dhëntë forcë e urtësi
  • 14:58Ceremonia për shefen e re, Kurti e Osmani nuk ia zgjasin dorën njëri-tjetrit