Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se Aleanca ka zhvilluar gjatë fundjavës dy organizime, me të rinjtë dhe strukturat e partisë, ku është diskutuar vizioni politik për të ardhmen e Kosovës.

Tahiri ka theksuar se vendi ka nevojë për ndryshim të vërtetë, duke veçuar sigurinë, reformat në ekonomi dhe drejtësi, si dhe forcimin e institucioneve që u shërbejnë qytetarëve.

Ai ka deklaruar se Aleanca, në opozitë, do të jetë zë kritik dhe forcë e ndryshimit.