Pesë policët po dyshohen se kanë kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Seanca gjyqësore ka përfunduar.
E për këtë, avokati, Besnik Berisha ka deklaruar se policia nuk duhet të përbaldozet e as të sulmohet edhe nëse kanë gabuar.
Ai tutje ka thënë se nuk duhet të nxitoj askush të gjykojë policët, derisa të zbardhen detajet e tjera nga mjekësia.
“Nuk synohet në vend aty që t’i jepet frymarrje, nuk prodhohen mendikamente që i ka protokolli i mjekësisë, prandaj nxitoi ajo zonja që t’i fajësoi policinë para se të flasë mjekësia. Veprimet të cilat dyshohen se janë shkaktuar nga substancat për të cilat duhen që dikush të flas dhe nuk jemi ne si avokat as policia, e as analistat. Nuk është kjo drejtësi, nuk duhet të përbaldozet kjo polici nuk e meriton të sulmohet edhe nëse kanë gabuar 1,2,3 ose 5 veta”, ka deklaruar Berisha.