Zyrtari i PDK-së, Bernard Nikaj, ka njoftuar se nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Nikaj ka thënë se do të fokusohet në mbarëvajtjen e fushatës, në përgatitjen e programit elektoral dhe punët e tjera që sipas Nikajt do të shpiejnë drejt fitores.
“Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe integrim të përshpejtuar evropian. Unë do të jem këtu çdo ditë për të çuar përpara këtë vizion, me punë, me ide dhe me përkushtim”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë
Të dashur miq,
Teksa po finalizojmë listën kandiduese për zgjedhjet e 28 dhjetorit, dëshiroj të ju njoftoj se këtë radhë kam vendosur të mos garoj, por të fokusohem plotësisht në angazhimet që kam për mbarëvajtjen e fushatës, në përgatitjen e programit elektoral dhe në punën tonë të përbashkët drejt fitores më 28 dhjetor.
