Pas përfundimit të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga selia blu, falënderoi protestuesit për pjesëmarrjen dhe që iu përgjigjën thirrjes së opozitës. Kreu i PD-së theksoi se “në qoftë se në protestat e para 11 majit, ne u ngritëm për të shpëtuar PD-në, për të shpëtuar pluralizmin politik, tani ne jemi në këmbë për shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar demokracinë, për të shpëtuar familjen”.
“Ky është misioni më i lartë, më sublim i jetës tonë. Ky është mision edhe më i lartë, edhe më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në 90-ën. Ky është mision që do përcaktojë fatin e Shqipërisë, fatin e demokracisë në Shqipëri, fatin e familjes shqiptare. Ndaj dhe duhet të përulem para secilit prej jush, para të gjithë atyre që erdhën dhe të betohemi ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore”, u shpreh Berisha.
Berisha nënvizoi se aksioni i opozitës nuk do të ndalet deri me largimin e Edi Ramës.
