Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka folur për media para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Berisha tha se në seancën e sotme po vjen me qëllim që të votojë kryesinë e Kuvendit dhe të zhvillohen proceset e tjera politike për vazhdimin e punës së Kuvendit të Kosovës.
“Kam ardhur në seancë me qëllimin më të mirë me votu kryesinë e Kuvendit dhe me rrjedh proceset tjera dhe që ka shumë rëndësi që të fillojmë të punojmë për ata që na kanë zgjedh këtu”.




