Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bëri kërdi me 100 mijë euro fajde, ky është i riu nga Prizreni që iu ngrit aktakuza

GD
Gazeta Demos17 korrik 2025 në 13:12
Bëri kërdi me 100 mijë euro fajde, ky është i riu nga Prizreni që iu ngrit aktakuza

Sipas aktakuzës, që nga muaji korrik i vitit 2023 dhe në vazhdimësi, deri më 06 mars 2025, ka pranuar dhe kontraktuar shuma dukshëm jo-proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të tillë, papërvojën dhe paaftësinë e tij për të gjykuar.

“… në atë mënyrë që duke filluar nga muaji Korrik i vitit 2023, ia jep viktimës V.Q., shumën e të hollave prej 5,000.00 € (pesëmijë euro) për të cilën shumë e ngarkon viktimën me 15% kamatë, pra duke e obliguar atë t’ia kthejë 6,000.00 € (gjashtëmijë euro), duke vazhduar më tej, brenda një kohe të shkurtër, ia jep viktimës edhe dy herë nga 10,000.00 € (dhjetëmijë euro) në total 20,000.00 € për të cilat të holla e ngarkon të njejtin me 20% kamatë, praktikisht duke e obliguar atë t’ia kthejë 24,000.00 € (njëzet e katërmijë euro) dhe fill pas kësaj, viktima sërish pranon nga i pandehuri shumën e të hollave prej 25,000.00 € (njëzet e pesëmijë euro), të cilën shumë për shkak të vonesave disa ditore në pagesa, është detyruar ta paguajë në total shumën prej 40,000.00 € (katër dhjetë mijë euro), për të cilën më pas ka vazhduar të paguajë nga 6,000.00 € (gjashtëmijë euro) kamatë për muaj, me ç’rast aktualisht shuma e detyrimit prej 40,000.00 € (katër dhjetë mijë euro) ka arritur vlerën prej 51,000.00 € (pesëdhjetë e njëmijë euro)”.

Përveç kësaj, viktima pajtohet që nga i pandehuri ta blejë edhe një veturë, të cilën pas tre muajve do ta paguante 38,000.00 € për blerjen së cilës ia ka paguar të akuzuarit këstin e parë prej 8 mijë euro, mirëpo pavarësisht se i pandehuri ia pranon pagesën e shumës prej 8 mijë euro, ia merr sërish dhunshëm veturën, madje duke e obliguar atë që t’ia paguajë shtesë edhe 6 mijë euro të tjera me justifikimin se viktima e kishte shfrytëzuar veturën për një kohë të shkurtër.

Dosja tutje thotë se me qëllim që t’i rikuperojë humbjet financiare, viktima është detyruar që të hedh në shitje edhe dy banesa të tij, me ç’rast i pandehuri ka arritur t’i shkaktojë atij humbje financiare rreth 100 mijë euro nga të cilat humbje, viktima vazhdon t’i detyrohet të pandehurit edhe 48 mijë euro të tjera

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Më shumë nga Lajme

  • 09:41Kurti përkujton vëllezërit Bytyqi: Kalimi i kohës s’e zbeh krimin
  • 09:31Sala Jashari kritikon Qeverinë Kurti: Ende s’ka një veprim konkret pas vendimit të Speciales
  • 09:25Hajdutët hyjnë në një banesë në Prishtinë, grabisin para dhe stoli ari
  • 09:24Dëmtoi laurën e parkingut në Aeroportin e Prishtinës, arrestohet i dyshuari
  • 08:46Vrasje në tentativë në Skenderaj