Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, ka thënë se beson që deklarata e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, rreth propozimit që Hashim Thaçi të jetë president, mund t’i ketë hapur rrugë ish-kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, që të shprehet edhe ai për këtë mundësi.
Bellagoshi në "Info Magazine" në Klan Kosova duke komentuar zhvillimet e fundit politike, tha se Tahiri, gjatë përgjigjeve në pyetjet politike në konferencën e djeshme, kishte dhënë idenë se pas kthimit të Thaçit mund të ruhej vendi për postin e presidentit, në mënyrë që ai ta vazhdonte punën e mbetur në gjysmë si shef i shtetit
“Dhe mbase deklarata e thënë dje nga Tahiri i ka hapur rrugë edhe Haradinajt sot që ta thotë edhe më lirshëm dhe duke mos qenë në këtë rast edhe i pari që e thotë këtë para vetë partisë që dikur e drejtonte zoti Thaçi”, tha Bellagoshi.
