“Duhet me qenë fort i poshtër pasi që janë pajtuar për të”, ka thënë Bekë Berisha, deputet i Aleancës, kur është pyetur se a do të përkrah Bekim Sejdiun për President, i cili u prezantua si kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Nuk e di çka me të thënë. Jemi në situatë të rëndë për me dal me e zgjidh këtë nyje, por ne nuk kemi lidhje me të. As nuk na ka pyet kush as nuk na ka thënë. Unë nuk e njoh këtë njeri. Veç e di që duhet me qenë fort i poshtër pasi që kanë janë pajtuar për të”, tha Berisha në një prononcim për VOX Kosova.




