Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bekë Berisha: Dy herë brenda javës të shtëna me armë në lagjen ‘Mati 1’, Policia të shtojë prezencën policore!

GD
Gazeta Demos19 gusht 2025 në 18:43
Bekë Berisha: Dy herë brenda javës të shtëna me armë në lagjen ‘Mati 1’, Policia të shtojë prezencën policore!

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka njoftuar se brenda një javë për herë të dytë ka patur të shtëna me armë në lagjen ‘Mati 1’, e herën e fundit brenda hapësirave të shkollës Pavarësia.

Berisha ka thënë se ky është një shqetësim i madh për sigurinë e qytetarëve dhe sidomos për fëmijët.

Ai ka kërkuar nga Policia që të ketë prezencë të shtuar policore në këtë lagje.

“Kërkoj nga Policia e Kosovës që të ketë prezencë të shtuar policore në këtë lagje, e cila për nga dendësia e popullsisë mund të krahasohet me një komunë më vete. Do të shqyrtojmë seriozisht mundësinë e hapjes së një nënstacioni policor në Mati 1, pasi siguria njerëzore është duke u cenuar rëndë” shkruan Berisha.

Reagimi i plotë:

SHQETËSUESE

Të shtëna me armë në lagjen Mati 1, shkolla PavarësiaPër herë të dytë brenda një jave janë raportuar të shtëna me armë në lagjen Mati 1, kësaj radhe brenda hapësirës së shkollës “Pavarësia”. Ky është një shqetësim i madh për sigurinë e qytetarëve dhe sidomos për fëmijët tanë.Kërkoj nga Policia e Kosovës që të ketë prezencë të shtuar policore në këtë lagje, e cila për nga dendësia e popullsisë mund të krahasohet me një komunë më vete.

Do të shqyrtojmë seriozisht mundësinë e hapjes së një nënstacioni policor në Mati 1, pasi siguria njerëzore është duke u cenuar rëndë.Kur këto ngjarje përshkallëzohen, kërkohen masa të shpejta dhe konkrete sigurie. Nuk mund të presim përfundimin e fushatës zgjedhore apo krijimin e qeverisë së re. Siguria e qytetarëve nuk pret dhe na cenon të gjithëve.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 18:43Arrestohen dy shtetas të huaj në Prishtinë, dyshohen se ofronin shërbime shëndetësore pa licencë
  • 18:35Hamza: Presim drejtësi, 16 shtatori duhet të jetë dita e kthimit të ish-krerëve të UÇK-së në shtëpi
  • 18:34Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë
  • 17:54Bajrami me apel për deputetët: Uluni dhe formoni institucionet
  • 17:53Rasti i Vezir Hazirajt, prokurorja: Ne i kemi dhënë shkaqet pse kemi kërkuar paraburgimin e tij, presim vendimin e Gjykatës