Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bëhet e ditur data, ja se kur do të mblishet Kuvendi i Kosovës për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

GD
Gazeta Demos30 mars 2026 në 18:26
Bëhet e ditur data, ja se kur do të mblishet Kuvendi i Kosovës për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur që të mbajë seancë të rregullt plenare të enjten, më 2 prill, në orën 10:00, pas një mbledhjeje të Kryesisë të udhëhequr nga Albulena Haxhiu.

Në këtë seancë pritet të shqyrtohen disa çështje të rëndësishme legjislative, përfshirë shtatë projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto përfshijnë marrëveshje me Bashkimi Evropian për programet IPA 2017 dhe 2018, si dhe marrëveshje kredie me institucione financiare si Banka Evropiane për Investime, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim për projekte në energji, infrastrukturë dhe mjedis.

Po ashtu, në rend dite është edhe formimi i disa komisioneve ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve në Komisioni i Pavarur i Mediave dhe në bordin e Radiotelevizioni i Kosovës.

Postimi i plotë:

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Të enjten, më 2 prill, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të rregullt plenare. Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Në këtë seancë do të trajtohen projektligje për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe çështje të tjera të rëndësishme legjislative.

Kështu, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë shtatë projektligje: Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për qasje në Arsimin e Lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor; Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018; Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017; Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Energjisë Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale; Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike; Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë “Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës; si dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.

Në vazhdim të seancës parashihet formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave; formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë nga radhët e komunitetit shqiptar dhe për dy anëtarë nga komunitetet jo shumicë në Komisionin e Pavarur të Mediave; si dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për gjashtë anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

Në rend dite në këtë seancë do të jetë edhe propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e deputetit Branislav Nikoliq në komisione parlamentare, shqyrtimi i Buxhetit të Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026, si dhe formimi i Komisionit ad hoc për hartimin e Projektligjit për Parandalimin e Vetëvrasjes.

Në mbledhjen e sotme Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fusha e veprimtarisë së Kuvendit.

Kuvendi

Të ngjashme

Prenkaj: VV nuk ka për qëllim të krijojë konsensus politik

Prenkaj: VV nuk ka për qëllim të krijojë konsensus politik

09:55

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit