Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me komandantin e SHBA-së për Evropën, Alexus G. Grynkewich, njëherësh komandant suprem i NATO-s për Evropën.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha se Shqipëria është e angazhuar në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me SHBA-në dhe si anëtare e NATO-s.
“Shqipëria është e angazhuar në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me SHBA-në dhe si anëtare e NATO-s. Shqipëria vlerëson fort se prania e SHBA-së në rajon është domosdoshmëri për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”, ka shkruar i pari i vendit
