Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar Vitin e Ri 2026 së bashku me familjen e tij.

Në mesazhin urues, Hamza ka shprehur dëshirën që viti i ri të jetë më i mirë për të gjithë qytetarët, duke sjellë mundësi të reja, gëzime dhe mbarësi në familjet e tyre. Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve të përditshme për ta bërë çdo ditë më të mirë.

Mesazhi i tij është përmbyllur me urimin: Gëzuar Vitin e Ri 2026!