Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video-mesazh të ri në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke vendosur në qendër thirrjen për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike.
Në mesazhin e tij, Hamza thekson se qytetarët janë lodhur nga krizat e vazhdueshme dhe ndarjet që, sipas tij, kanë dëmtuar shoqërinë dhe shtetin. “A nuk jeni lodhur ende nga përçarjet dhe krizat? Unë po! Sepse kur jemi të ndarë, humbim të gjithë. Humb qytetari. Humb shteti. Humb Kosova,” deklaron Hamza në video.
Ai nënvizon se nuk beson në një politikë që përçan, por në një qasje bashkuese që e forcon vendin dhe qytetarët. “Unë nuk besoj në politikë që përçan. Unë besoj në bashkim. Sepse vetëm bashkë jemi më të fortë. Vetëm bashkë fitojmë,” shprehet kandidati për Kryeministër.
