Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bedri Hamza falënderon Memli Krasniqin për kontributin në krye të PDK-së

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 16:34
Bedri Hamza falënderon Memli Krasniqin për kontributin në krye të PDK-së

Ish-ministri dhe anëtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shprehur mirënjohje për Memli Krasniqin, pas përfundimit të mandatit të tij në krye të partisë.

Në një postim në rrjete sociale, Hamza ka vlerësuar kontributin e Krasniqit gjatë periudhës së udhëheqjes me PDK-në, duke theksuar integritetin dhe përkushtimin e tij.

“Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira”, ka shkruar Hamza.

Ai ka shprehur respekt për bashkëpunimin e deritashëm dhe ka theksuar rëndësinë e unitetit në parti.

“Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit tonë”, ka shtuar ai.

Më shumë nga Lajme

  • 15:04'Punëtorët e EULEX-it janë udhëzuar të punojnë nga shtëpia', protestuesit prej orësh para objektit
  • 15:01​Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim katërshen e UÇK-së
  • 14:55Sipas Gjykatës Speciale, për çka u dënuan ish-krerët e UÇK-së ?
  • 14:55Ambasada e Kosovës në Hagë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë pas eskalimit të situatës me policinë holandeze: Dhuna nuk lejohet
  • 14:45Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?