Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Bedri Hamza: Do ta rifillojmë Dialogun Strategjik me ShBA-në

GD
Gazeta Demos10 dhjetor 2025 në 18:50
Bedri Hamza: Do ta rifillojmë Dialogun Strategjik me ShBA-në

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se me të në krye të Qeverisë, Kosova do ta rifillojë Dialogun Strategjik me SHBA-në.

Pos tjerash, ai tha se do të thellohet edhe partneriteti me NATO-n, dhe do të arrihet marrëveshje strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Klankosova.tv.

“Do ta modernizojmë infrastrukturën mbrojtëse të vendit që Kosova të jetë e përgatitur për çdo kërcënim, të brendshëm e të jashtëm. Do ta krijojmë Gardën Kombëtare të Kosovës, forcë operative, e shpejtë, e pajisur sipas standardeve të NATO-s. E gatshme për emergjenca, siguri dhe pjesëmarrje në misione ndërkombëtare. Anëtarësimi në NATO e në BE për ne nuk ka alternativë. Prandaj do të thellojmë partneritetin me NATO-n. Do të punojmë që sa më parë të bëhemi pjesë e Partneritetit për Paqe. Do ta rifillojmë Dialogun Strategjik me SHBA, që sa më shpejt të arrijmë te Marrëveshja Strategjike me SHBA. Dhe po, do të punojmë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe ta marrim statusin e Kandidatit në BE. Kosova do të ecë drejt Evropës si shtet i pjekur dhe i besueshëm”, ka thënë Hamza.

Kjo ishte shtylla e mbrojtjes dhe sigurisë, e prezantuar si vizioni Bedri Hamzës.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 21:18“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër
  • 21:18“Qeveria është e frikësuar nga humbja e Vuçiqit”, Thaçi: S’ka ligj serioz të gjuhës shqipe pa buxhet
  • 21:13Abazi për rigjykimet e rasteve të korrupsionit: Ekziston edhe rreziku i parashkrimit
  • 20:58Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë viziton Bajqinovcin
  • 20:39Grabovci: “Prontoja” dhe audio-incizimet e Halil Thaçit janë të pakrahasueshme, pafytyrësia e këtyre s’ka kufij