Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka arritur në Presidencë ku pas pak do të fillojë takimi me presidenten e vendit dhe me krerët e tjerë të partive politike në vend.

Ky takim vjen si rezultat i dështimit të djeshëm për zgjedhjen e mandatarit, me çrast do të bisedohet për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.