Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BE thirrje partive ta respektojnë vendimin e Kushtetueses: S’ka më kohë për të humbur me ngërç politik

GD
Gazeta Demos8 gusht 2025 në 17:37
BE thirrje partive ta respektojnë vendimin e Kushtetueses: S’ka më kohë për të humbur me ngërç politik

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe të punojnë për arritjen e një kompromisi dhe të shumicës së nevojshme, me qëllim që të ecet përpara me shpejtësi në procesin e zgjedhjes së Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit.

“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme. BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që të respektojnë këtë vendim dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të vazhduar me shpejtësi procesin e zgjedhjes së Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik!”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të ri lidhur me ngërçin institucional, ku ka vendosur se deputetët duhet të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit përmes votimit të hapur, teksa seancat e mbajtura deri tash janë shpallur të pavlefshme.

Sipas Kushtetueses, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, dhe “rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Kushtetuesja e ka publikuar vetëm njoftimin rreth aktgjykimit, teksa Aktgjykimin ka paralajmëruar se do ta publikojë së shpejti dhe se deri atëherë vazhdon masa e përkohshme për seancë.

Më shumë nga Lajme

  • 18:50Digjet një shtëpi në Vushtrri
  • 18:34Vendimi i Specialës në Hagë, Çitaku i reagon ambasadorit britanik
  • 18:34Raportohet se BIA serbe ka arrestuar dy persona për ‘spiunazh’ te shërbimet shqiptare, njëri nga Kosova
  • 18:10Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë
  • 17:50Jack Smith e përmend dënimin e Hashim Thaçit si sukses, teksa në Kongres përballet me pyetje për abuzim me detyrën