Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BE kërkon nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që të harmonizohen me vlerat e përbashkëta

GD
Gazeta Demos11 maj 2026 në 20:06
BE kërkon nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që të harmonizohen me vlerat e përbashkëta

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhanë mbështetje politike për thellimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor në çështjet e sigurisë së jashtme dhe mbrojtjes.

Në sesionin e mëngjesit të takimit ministror më 11 maj, kryediplomatët e shteteve anëtare të bllokut u takuan me gjashtë homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova në këtë takim u përfaqësua nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, sqaroi në fund të takimit se Brukseli është i gatshëm t’i mbështesë vendet e rajonit në përpjekjet për luftimin e kërcënimeve hibride dhe dezinformatave, si dhe përmes përdorimit më të madh të Instrumentit Evropian të Paqes për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të partnerëve.

Megjithatë, ministrat evropianë u kërkuan vendeve të rajonit që të harmonizohen me vlerat e përbashkëta.

“Vendet anëtare shprehën pritjen që të gjitha vendet të ecin në rrugën evropiane dhe të jenë plotësisht të harmonizuara me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, sepse në këto kohë gjeopolitike në të cilat jetojmë, kjo nuk është vetëm përmbushje formale e obligimeve, por në fakt tregon nëse e shohim botën në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Kallas.

Ajo vuri në pah se jo të gjitha vendet e rajonit janë plotësisht të harmonizuara me politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian.

“E dimë shumë mirë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndryshme dhe kanë pikëpamje të ndryshme për çështje të caktuara, gjë që në masë të madhe reflektohet në harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë”, shtoi Kallas.

Shefja e diplomacisë evropiane theksoi se partneriteti zhvillohet në të dy drejtimet, prandaj nga vendet e rajonit priten reforma të mëtejshme, respektim i sundimit të ligjit, si dhe harmonizim i qartë me politikën e jashtme të BE-së.

Nga vendet e rajonit, Serbia, që aspiron të bëhet pjesë e BE-së, përkundër thirrjeve të Brukselit ka refuzuar që t’i bashkohet sanksioneve të bllokut evropian ndaj Rusisë për shkak të luftës së në Ukrainë. /REL

BE

Më shumë nga Lajme

  • 23:48Gazetari Blendi Fevziu tregon cila është gjendja shëndetësore e të riut që u goditë brutalisht nga Policia
  • 23:16Ambasada amerikane thirrje për protestë paqësore në Shqipëri: Dhuna s’ka vend në angazhimin qytetar
  • 23:13Raportimet se protestuesit e hodhën në Lanë, deputeti i PD: Pati një incident, skemë e partisë në pushtet
  • 22:41“Hajde të pyes në vesh o burrë”, pamje: Fadil Geci takohet rastësisht me Sami Lushtakun, çka i tha në vesh?
  • 22:18Zëdhënësi i Aleancës i reagon Pecit: Je përfaqësues i denjë i mazhorancës një shpi budallë, jeni hajna e antikombëtarë