Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BE-ja i kërkon Serbisë t`i ndjekë penalisht autorët e sulmit të Banjskës

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 11:36
BE-ja i kërkon Serbisë t`i ndjekë penalisht autorët e sulmit të Banjskës

Bashkimi Evropian është i shqetësuar lidhur me raportimet se disa nga të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë janë parë gjatë protestës së mbajtur të shtunën e kaluar në Beograd.

Zyrtarët e Brukselit shprehin gjithashtu shqetësim për mungesën e progresit në llogaridhënien për sulmin e shtatorit 2023, duke theksuar se autoritetet e Beogradit po vonojnë në ndjekjen penale të përgjegjësve.

“Ne presim që Serbia, në përputhje me angazhimet e marra ndaj Bashkimit Evropian, të ndërmarrë urgjentisht të gjithë hapat e nevojshëm për të ndjekur penalisht dhe për të sjellë para drejtësisë autorët e dyshuar të këtij krimi të rëndë që gjenden në Serbi. Po ashtu, të sigurojë bashkëpunim të plotë në hetimin e këtyre sulmeve”, thuhet në një deklaratë nga zyra për shtyp e BE-së.

Autoritetet zyrtare në Prishtinë kanë bërë të ditur se disa nga personat e akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për sulmin në Banjskë janë parë, më 28 qershor, duke marrë pjesë si roje sigurie para presidencës serbe gjatë protestave të studentëve.

Ndërkohë që këta persona nuk përballen me asnjë akuzë në Serbi, autoritetet serbe vazhdojnë të mbajnë të arrestuar ish-policin kosovar, Arbnor Spahiu, pikërisht lidhur me ngjarjet e Banjskës.

Zyrtarët e BE-së konfirmojnë se po e ndjekin nga afër rastin e tij dhe vazhdojnë të kërkojnë një proces të rregullt dhe të drejtë gjyqësor. Ata rikujtojnë se, sipas marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, procedurat penale për vepra të kryera në territorin e Kosovës, në parim, duhet të zhvillohen para gjykatave të Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 12:17Haradinaj nderon dëshmorët e Gllogjanit e Hereqit, sakrifica e tyre është themeli i lirisë
  • 11:43Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
  • 11:25MPJ e Shqipërisë i reagon Zelenskyt për deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd: Qëndrojmë fort para sovranitetit të saj
  • 11:08Gazeta zvicerane “20 Minuten” raporton incidentin në Kuvend: Deputetja opozitare gjuan me vezë Albin Kurtin
  • 11:03Ky është mjeku Rrahman Maxharraj që u aksidentua dje në Prishtinë