Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

​BDI: Qeveria VMRO- VLEN ua ndau serbëve rreth 90% të granteve të destinuara për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 18:03
​BDI: Qeveria VMRO- VLEN ua ndau serbëve rreth 90% të granteve të destinuara për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vlerësoi se ajo që u konfirmua publikisht nga vetë përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut përbën një skandal të paprecedentë dhe një alarm serioz për drejtimin në të cilin po shtyhet shteti.

“Qeveria në të cilën VLEN u përzgjodh nga VMRO-DPMNE-ja si partneri më i përshtatshëm dhe më i dëgjueshëm, rreth 90 për qind të mjeteve nga programi për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ia ka ndarë organizatave të komunitetit serb.

Marrëveshja e Ohrit, e arritur pas sakrificës dhe luftës politike të shqiptarëve për barazi, sot po përdoret nga kjo Qeveri për të financuar prioritetet politike dhe ideologjike të një komuniteti tjetër, ndërsa shqiptarëve u suprimohen mekanizmat e përfaqësimit, u hiqet gjuha nga institucionet, largohen nga pozitat drejtuese dhe zëvendësohen në administratën shtetërore”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas kësaj partie, që drejtohet nga Ali Ahmeti, kur afërsisht 90 për qind e një programi përfundon në një drejtim të vetëm, kemi të bëjmë me një politikë të paramenduar të Qeverisë.

BDI thekson se ngjarja bëhet edhe më alarmante në një kohë kur ndikimi politik, institucional, kulturor dhe mediatik i projektit të ashtuquajtur “Bota Serbe” është gjithnjë e më i dukshëm në Maqedoninë e Veriut.

“Institucionet po vendosen gradualisht në shërbim të një agjende që e largon vendin nga karakteri i tij multietnik, nga fryma e Marrëveshjes së Ohrit dhe nga orientimi euroatlantik.

VLEN duhet t’u përgjigjet sot shqiptarëve:

Çfarë përfituan shqiptarët nga përfaqësimi i tyre, kur edhe paratë e Marrëveshjes së Ohrit u jepen pothuajse tërësisht të tjerëve?

VLEN nuk është më vetëm spektator i degradimit të shqiptarëve. Është pjesë aktive e mekanizmit që po e realizon atë”, thuhet në reagim.

BDI kërkon publikimin e menjëhershëm të listës së plotë të përfituesve, shumës së ndarë për secilin projekt, përbërjes së komisionit vlerësues, pikëve të dhëna dhe procesverbalit të vendimmarrjes.

“Ky skandal duhet të hetohet institucionalisht dhe politikisht. Marrëveshja e Ohrit nuk mund të shndërrohet në instrument për avancimin e “Botës Serbe”, ndërsa shqiptarëve t’u merret çdo ditë nga një e drejtë.

Heshtja e VLEN-it përballë këtij skandali është konfirmimi më i qartë se pse VMRO-DPMNE-ja i zgjodhi pikërisht ata si partnerë në Qeveri”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI

Më shumë nga Lajme

  • 22:31Berisha fton publikisht Shehajn, Qorin dhe Lapajn: Të bashkohemi kundër Ramës
  • 22:26Shala: Specialja s’është gjykatë, është konstrukt politik antishqiptar
  • 22:26Kurti e Syla vizitojnë familjen e Rexhep Selimit
  • 22:22Hykmete Bajrami e konfirmon: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë
  • 22:13Haliti për protestat ndaj vendimit në Hagë: Ma shumë e kanë dëmtu sesa që e kanë ndihmu procesin