Delegacioni i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i kryesuar nga Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Kongresin Amerikan.
Në takim u diskutua për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, si dhe sfidat që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
U theksua rëndësia e ruajtjes së Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, e cila u vlerësua si themel i paqes, bashkëjetesës dhe demokracisë multietnike në Maqedoninë e Veriut, si dhe si një nga investimet më të rëndësishme strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj stabilitetit, sigurisë dhe orientimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.
