Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bastisje në tri lokacione në Mitrovicë, sekuestrohet pushkë me fishekë dhe ndalohet një i dyshuar për kontrabandim me migrantë

GD
Gazeta Demos10 korrik 2026 në 11:14
Bastisje në tri lokacione në Mitrovicë, sekuestrohet pushkë me fishekë dhe ndalohet një i dyshuar për kontrabandim me migrantë

Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Mitrovicës, në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar të kontrabandimit me migrantë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksioni është realizuar më 9 korrik 2026, pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të siguruara gjatë hetimeve për një rast të ndodhur më 23 shtator 2025 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Vërmicë–Prishtinë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi të burgosur, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë me tetë fishekë. Ndërkohë, në lidhje me rastin është ndaluar edhe një i dyshuar tjetër, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti është cilësuar si “Kontrabandim me migrantë, armëmbajtje pa leje dhe posedim i substancave narkotike”.

“Autostrada Vërmicë-Prishtinë 23.09.2025 – 01:50. Pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të nxjerra, sektori i hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare, më 09.07.2026 ka zbatuar urdhëresën e gjykatës lidhur me kontrollin në shtëpi dhe ambiente përcjellëse në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Mitrovicës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të burgosuri mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë me tetë fishekë. Lidhur me rastin, i burgosuri është sjellë nga oficerët korrektues për të qenë prezentë gjatë bastisjes dhe për intervistë, ku pas intervistës i njëjti është kthyer në Qendrën Korrektuese.

Lidhur me rastin ‘Kontrabandë me emigrantë’ është ndaluar edhe një i dyshuar tjetër mashkull kosovar, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 16:16Nagavci pas arrestimit të nëntë personave: Çdo krim duhet të zbardhet dhe secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari para drejtësisë
  • 16:05Mustafa: Do të ishte politikisht e shëndetshme që kandidati për president të propozohet nga opozita
  • 16:00"Mora fjalë" jehon në Prishtinë, tifo-grupet i këndojnë heroit Adem Jashari
  • 16:00Ymeri: Draft-deklaratat për Hagën pritet të votohen nesër, protestuesit ende nuk janë ftuar për diskutim
  • 15:57“Dosja 23”: 9 të prangosurit në veri ndalohen për 48-orë, këta janë të dyshuarit