Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në një lokal në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, ku ka zbuluar organizim të lojërave të fatit të paligjshme.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë bastisjes janë hasur disa persona duke luajtur bixhoz, ndërsa në tavolinë janë gjetur edhe 205 euro para të gatshme, që dyshohet se përdoreshin në aktivitetin e paligjshëm.
