Gjatë një bastisjeje të kryer në banesën e një të dyshuari në Kamenicë, janë gjetur një pushkë ajrore, dy pistoleta dhe tri doza me plumba.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

“Kamenicë / 27.09.2026 – 13:00. Policia me vendim të prokurorit ka kryer bastisje në banesën e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, dy pistoleta, dhe tre doza me plumba. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.