Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bastisje në Dubravë – 98 gram drogë dhe telefona të sekuestruar

GD
Gazeta Demos30 korrik 2025 në 13:23
Bastisje në Dubravë – 98 gram drogë dhe telefona të sekuestruar

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm parandalues kundër një tentative për futje të kontrabandës në zonën sterile të Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar në Facebook, pas pranimit të informacioneve proaktive dhe organizimit operativ në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, në koordinim dhe nën organizimin e Departamentit për Siguri të Qendrës Korrektuese të Dubravës, është realizuar një bastisje e menjëhershme.

Gjatë kontrollit janë zbuluar pesë qese të zeza, të mbështjella dhe të izoluara me izolir të tejdukshëm.

Qeset janë lokalizuar dhe brenda tyre janë gjetur:

Lëndë e dyshuar narkotike e ndarë në disa njësi, me peshë të përgjithshme prej 98 gramësh (me mbështjellës);

Pesë telefona të markës Samsung, prej të cilëve njëri kishte SIM kartelë të vendosur, si dhe dy SIM kartela të papërdorura.

“Ky operacion, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Njësisë së Inteligjencës, Departamentit të Sigurisë së QK Dubravë dhe zyrtarëve përgjegjës të sigurisë, dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës për të parandaluar çdo përpjekje për futjen e kontrabandës dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar brenda institucioneve korrektuese. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me vendosmëri zbatimin e masave të rrepta të kontrollit, me qëllim parandalimin e çdo tentative për futje të paligjshme të materialeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese”, thuhet tutje në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë