Gjatë hetimit të një rasti të dyshuar për fajde, Policia në Prizren ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari.
Gjatë bastisjes, është gjetur një pistoletë, që është sekustruar si provë materiale nga ekipi i krim-teknikës dhe hetuesit kujdestar të Stacionit Policor Prizren.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar. Me konsultim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Rasti është dërguar për hetime të mëtejshme”, ka njoftuar Policia.
