Zyrtarja e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me diskutimet e ditëve të fundit mbi një bashkim të mundshëm të Nismës me PDK-në në një listë zgjedhore.
Izmaku ka konfirmuar se marrëveshja e përfolur nuk është arritur, duke theksuar se Nisma Socialdemokrate do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të pavarur.
“Sot dua t’ju them me qartësi – ajo marrëveshje nuk ndodhi”, ka shkruar Izmaku.
Ajo tha se Nisma do të ecë përpara, e pavarur.
