Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bashkëpunëtori i ngusht i Ibrahim Rugovës reagon pas zhvillimeve në LDK: As dhjetë “Lumira” tjerë s’munden me ma dhënë atë që ma ka dhënë Rugova

GD
Gazeta Demos15 janar 2026 në 08:29
Bashkëpunëtori i ngusht i Ibrahim Rugovës reagon pas zhvillimeve në LDK: As dhjetë “Lumira” tjerë s’munden me ma dhënë atë që ma ka dhënë Rugova

Ish ministri i kulturës dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngusht të presidentit Ibrahim Rugova, Astrit Haraqija ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në LDK, shkruan GazetaDemos.

Ai ka kritikuar anëtarët e kësaj partie duke thënë se nuk është rugovizëm me kërku “me heqë koka” në rrjete sociale.

Haraqija tha se asnjëherë s’ka pi kafe me kryetarin Lumir Abdixhiku, por s’ka tentuar asnjëherë me ju imponu në ekip.

“Edhe kur janë humbë zgjedhjet tri e katër herë, ata janë marrë prapë, e mua asnjëherë as për hesap sme ka bo.P o çka tash? Pse s’jam unë, a duhet me ia kallë shtëpinë e partisë tonë a?”, tha ai.

Postimi i plotë:

Spo kuptoj çfarë Rugovizmi është ky me kërku “me heqë koka” në rrjete sociale.

Ky nuk është as parim, as kulturë, as trashëgimi — ky është mllef i lirë.

Në gjithë jetën time s’kam pi kafe me kryetarin Lumir Abdixhiku,

por asnjëherë nuk kam tentu me ju imponu ne ekipin e tijë.

Edhe kur janë humbë zgjedhjet tri e katër herë, ata janë marrë prapë,

e mua asnjëherë as për hesap sme ka bo.

Po çka tash?

Pse s’jam unë, a duhet me ia kallë shtëpinë e partisë tonë a?

Kam shokë me të cilët kam lobu te Presidenti Ibrahim Rugova.

Kur Presidenti ndërroi jetë, na harruan —

jo veç mua, por edhe familjen e Presidentit.

E prapë, kurrë nuk na keni dëgju me i sha, me i linçu, me kërku koka.

Sepse Rugovizmi nuk është hakmarrje.

Rugovizmi është përgjegjësi, edhe kur të dhemb.

Sot po shoh njerëz që s’kanë duru as humbje, as përgjegjësi,

e po kërkojnë pushkatim politik të kujtdo që s’ju konvenon.

Kjo nuk është reformë — kjo është frikë.

Mos na shitni moral.

Mos na shitni “parime” duke vjellë vrerë ose dorëheqje tash.

Rugovizmi i përmirëson gabimet brenda shtëpisë,

nuk i shkatërron themelet.

Tash po shoh “dorëheqje” folkloriste, statuse patetike, sulme personale —

e po qeshi.

Sepse nuk është burrni me e plagosurin me e pushkatu.

Jo Lumiri,

por as dhjetë “Lumira” tjerë s’munden me ma dhënë atë që ma ka dhënë Presidenti Rugova:

durimin, qetësinë dhe besimin se politika nuk bëhet me urrejtje.

Nëse kjo parti ka qenë ndonjëherë akademi mendimi,

sot disa po tentojnë me e kthye në turmë nervoze.

Durim, o shqipe.

Lëreni inatin.

Se Rugovizmi kurrë s’ka qenë ulërimë — ka qenë dinjitet.

Më shumë nga Lajme

  • 09:06Ujësjellësi zbulon numër të madh lidhjesh ilegale në zemër të Prishtinës
  • 08:54Ky është çmimi i naftës për sot
  • 08:52Rafuna: Rritja e çmimit të naftës mund të tkurrë prodhimin dhe të rrisë papunësinë
  • 08:47Sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë
  • 08:43Dy persona humbin jetën në një aksident tragjik në Gjermani