“Torina e Poturoci frymëzimi im”, kështu deklaroi kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti pas tubimit të madhë me banorët atje.
Teksa i falënderoi për besimin e palëkund e të parreshtur përherë, Ahmeti iu premtoi për një të ardhme shumë më të ndritur, e punë akoma më të mëdha.
“Sonte në mesin e bashkëfshatarëve e familjarëve që janë frymëzimi im për ta quar Lipjanin përpara me një vizion të përbashkët, një të ardhmeje që ndërtohet me punë, dinjitet dhe përkushtim.
Fshati im Torina dhe Poturoci janë vendet ku rrënjët janë të thella dhe besimi është i pathyeshëm, këtë besim e kemi kthyer gjithmonë me punë dhe do vazhdojmë kështu për Lipjanin që e duam të gjithë”, tha Ahmeti.