Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Basha takon Prattipatin, e quan ShBA-n “aleate të çmuar”

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2025 në 18:22
Basha takon Prattipatin, e quan ShBA-n “aleate të çmuar”

Aleat të çmuar, i ka vlerësuar Dimal Basha, ish-Kryetari i Kuvendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një takimi me të ngarkuarën me punë në ambasadë amerikane, Anu Prattipati.

Basha tha se asaj i shprehu “keqardhje” që Kuvendi i Kosovës nuk votoi për marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxhetin.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të pres në zyrën time të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

Me znj. Prattipati diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe aktualitetin politik. Shpreha keqardhjen që nuk u votuan disa prej çështjeve të rëndësishme në Kuvend, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare, buxhetet e komunave, ligjin e buxhetit, si dhe raportin e RTK-së që do të mundësonte zgjidhjen e çështjes së pagave për punëtorët.

Një pjesë e bisedës u përqendrua te procesi zgjedhor në vend, rëndësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe respekti mes subjekteve politike. Kosova është dëshmuar se organizon procese zgjedhore të rregullta, ndërsa qytetarët tanë kanë treguar vazhdimisht kulturë të lartë demokratike.

Gjithashtu shfaqa mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, aleatin tonë të çmuar dhe modelin e përhershëm për vlerat dhe standardet demokratike, si dhe uruam njëri tjetrin për Ditën e Falenderimeve, ditë feste e rëndësishme për të gjithë qytetarët amerikan.

DIMAL BASHA

Më shumë nga Lajme

  • 16:59“Nesër flet populli!”, Hamza bën thirrje për pjesëmarrje masive në Marshin për Liri
  • 16:44Gjini takon Prattipatin: Aleanca nuk lejon hapa prapa në rrugën euroatlantike
  • 16:43Pesë persona humbin jetën pas aksidentit me autobus në Zvicër
  • 15:58CAS i jep të drejtë Agron Zeqirit – zbardhen parregullsitë në përzgjedhjen e Kosovës për “Paris 2024”
  • 15:44Pse VV s’e votoi Çitakun, deklarohen nga partia